Konkursi për policë në veri, Jankoviq: Vetëm 140 persona kanë aplikuar - NACIONALE

Konkursi për policë në veri, Jankoviq: Vetëm 140 persona kanë aplikuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë, Dejan Jankoviq, ka bërë të ditur se 140 pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë në Kosovë, kanë aplikuar në konkursin e Policisë së Kosovës për veri.

Jankoviq ka bërë të ditur për Radio Evropën e Lirë se vetëm 136 prej tyre kanë plotësuar kushtet dhe do t’i nënshtrohen testit me shkrim, më 20 shkurt.

Ai tutje nuk ka theksuar se a ka në mesin e kandidatëve edhe pjesëtarë të komunitetit serb.

Autoritetet e drejtësisë në Kosovë këtë konkurs e hapën pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në katër komunat në veri të shtetit nëntorin e vitit 2022.

Ata ishin në mesin e punëtorëve të sistemit të drejtësisë, institucioneve lokale dhe qendrore dhe të tjera, që u dorëhoqën në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që kërkonte nga serbët të riregjistronin makinat me targa e Kosovës, dhe të largonin ato të lëshuara nga Serbia.

Lajme të ngjashme