Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat në Beograd: Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda - NACIONALE

Konjufca shpreh ngushëllime për viktimat në Beograd: Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike që kanë ndodhur në Beograd!

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto ngjarje të rënda krijojnë pikëllime gjithkund.

Shpreh ngushëllimet më të thella për prindërit dhe familjarët e viktimave të dy ngjarjeve tragjike në Beograd! Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit!”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të ngjashme