Konjufca: Optimist se takimi i Ohrit do të jetë i frytshëm
I dërguar i posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mëngjesin e sotëm e ka nisur me takime me liderët kosovarë. Fillimisht e takoi presidenten e vendit Vjosa Osmanin. E tash Escobar hyri në takim me kryeparlamentarin Galuk Konjufca.
E këto takime të së dërguarit të posaçëm po ndodhin fiks një ditë para takimit i cili do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Pas konferencës me Osmanin, Escobar ka takuar edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Gjatë takimit kryeparlamentari Konjufca ka thënë se Kosova nuk do të heqë dorë nga fokusi për arritjen e njohjes së plotë reciproke.
“Moment i rëndësishëm. Optimist se takimi do të jetë i frytshëm. Asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë”, ka thënë shkurt ai gjatë takimit.
E për takimin ka shkruar edhe vet Knjufca.
"Sot e mirëprita në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili shoqërohej nga Alyson Grunden, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së në Kosovë, Paul Pfeuffer, Këshilltar për Çështje Ballkanike në Departamentin e Shtetit dhe Greg Viola, zyrtar politik në Ambasadën Amerikane. Diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, rajon dhe më gjerë, procesin e dialogut dhe hapat e mëtejmë, me fokus të veçantë propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë",- ka shkruar Konjufca.
"Ritheksova se asnjëherë nuk do ta humbim fokusin nga njohja e plotë, dhe se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet në procesin e dialogut me Serbinë duhet të respektojë në plotni sovranitetin, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës"- sqaron tutje kryeparlamentari.
E takimi mes Vjosa Osmanit, presidente e Koosvës, dhe Gabriel Escobarit, i dërguar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor. Madje, këta dy kanë mbajtur edhe një konferencë për media së bashku, ku kanë folur për zhvillimet aktuale, një ditë para takimit të Ohrit, ku pritet të takohen Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.
Escobar, në fjalën e tij të shkurtër, foli për lajme të mira nga Ohri.
“Ne kemi si qëllim të mbështesim plotësisht çdo rezultat që sjell paqen më afër rajonit dhe intensifikon mundësinë për Kosovën dhe Serbinë për tu bërë pjesë e komunitetit euroatlantik. Dhe mendoj që ky propozim evropian, i lehtësuar përmes dialogut të BE-së, mundëson një mundësi të jashtëzakonshme për marrëdhënie paqësore, të qëndrueshme dhe produktive nëpërmjet dy vendeve të rëndësishme” – tha ai.