Konjufca falënderon ShBA-në dhe BE-në për përkrahjen pas sulmit në veri
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Konjufca ka shkruar se sulmi është bërë nga bandat e dirigjuara terroriste.
Konjufca ka falënderuar organet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtar për mbështetjen.
“Dua t’i falënderoj organet kompetente për punën e tyre në lidhje me sigurinë, menaxhimin e dëmit dhe punën e nevojshme të sanimit, si dhe partnerët tanë, ShBA dhe Bashkimin Evropian që kanë dalë në mbështetje të Republikës së Kosovës duke ofruar edhe ndihmën e tyre.
Këto akte të armiqve të Kosovës janë kundër saj dhe popullit të saj. Duke sulmuar infrastrukturë kritike, ata kërkojnë të shpërndajnë panik dhe pasiguri. Ne do t’i përgjigjemi së bashku, teksa kemi qetësi e siguri të plotë, ndërsa ata do të përgjigjen për aktet e tyre terroriste” – ka shkruar Konjufca, ndër të tjera.