Kongresistja McClain: Çdo agresion ndaj Kosovës është i papranueshëm, ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e ShBA-ve
Kongresmenja amerikane Lisa McClain ka reaguar pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.
Ajo në një postim në rrjetin social “X” ka thënë se Kosova prej kohësh është partnere e madhe e ShBA-së dhe NATO-s dhe se bota e lirë i është përkushtuar sovranitetit të tyre.
McClain ka thënë më tej se çdo sulm kundër Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe përbën kërcënim për sigurinë botërore.
"Kosova ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të tyre. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës." - tha McClain.
Kosovo has long been a strong ally of the United States and NATO, and the free world is committed to their sovereignty. Any aggression against Kosovo by Russian-backed states is unacceptable and a threat to global security. The United States must stand by Kosovo.
— Representative Lisa McClain (@RepLisaMcClain) October 2, 2023