Pas konfiskimit të mbi 6000 fishekëve, Sveçla: Do të vazhdojmë luftimin e çdo lloj kriminaliteti
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha bëri të ditur se janë konfiskuar 6 mijë e 300 fishekë që po kontrabandoheshin në Kosovë nga Serbia.
Ai tha se derisa Vuçiq flet për armatosje të Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia.
"Përderisa Vucic flet për armatosje të Serbisë, në veri të Kosovës konfiskohen 6.300 copë municion të kontrabanduar nga Serbia.
6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme." - njoftoi Sveçla mes tjerash.