Konfirmohet raportimi i Nacionales: Prokuroria pranon kallëzimin penal ndaj Martin Berishajt
Prokuroria e Shtetit e ka pranuar kallëzimin penal nga Agjencia Kundër Korrupsion, ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B.”, ka thënë ai.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, theksoi Lutfiu.
Nacionale qysh në mëngjes ka raportuar për këtë kallëzim penal të AKK-së. Gazeta ishte njoftuar zyrtarisht nga Agjencioni, pas më 22 prill 2022, e kishte njoftuar Kundër-Korrupsionin se Berishaj nuk e kishte deklaruar një kompani që e kishte në Mal të Zi.
