Mjekja Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet si u.d. e drejtoreshës në SHSKUK - NACIONALE

Mjekja Narqize Arenliu-Hoxhaj emërohet si u.d. e drejtoreshës në SHSKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka konfirmuar dorëheqjen e ud.drejtoreshës së deritanishme të këitj institucioni Pranvera Zejnullahu-Racit. Nga SHSKUK kanë bërë të ditur se kanë emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, ju njoftojmë se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj”, thuhet tutje.

E në qershor të vitit 2022 doktoresha Nasqize Arënliu-Hoxhaj u emërua në krye të spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

“Spitali i Përgjithshëm në Prizren, prej sot, udhëhiqet nga Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj. Doktorreshës i urojmë punë të mbarë dhe suksese në detyrën e re!”, thuhej në njoftimin e Spitalit të Prizrenit.

E drejtoresha e dorëhequr Pranvera Zejnullahu-Raci u emërua në pozitën e ushtrueses së detytës së SHSKUK-së në gusht të këtij viti.

Në mandatin e saj si ud.drejtoreshë ndodhi një skandal në QKUK. Aty u vra me plumba një grua shtatëzënë para klinikës së Gjinekologjisë. Si rrjedhojë dorëheqjen e Zejnullahu-Racit pas këtij skandali e kishin kërkuar nga shoqria civile.

Ajo ishte emëruar në këtë pozitë pas dorëheqjes së ish-drejtorit Valbon Krasniqi para gjashtë muajsh..

Lajme të ngjashme