Komuna e Prishtinës rikujton: Ndalohet rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave dhe motoçikletave në sheshe - NACIONALE

Komuna e Prishtinës rikujton: Ndalohet rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave dhe motoçikletave në sheshe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka rikujtuar edhe një herë qytetarëve se është i ndaluar qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike.

Ky vendim u marrë rreth një vit më parë nga kryetari i Komunës, Përparim Rama, dhe mbetet në fuqi edhe aktualisht.

“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”- thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Lajme të ngjashme