Komuna e Mitrovicës për tatimin: Norma që përcaktohet nga Komunat është në vlerën minimale - NACIONALE

Komuna e Mitrovicës për tatimin: Norma që përcaktohet nga Komunat është në vlerën minimale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka sqaruar publikun për tatimet që po vijnë në shifra më të mëdha se sa më parë, e përçka janë ngjallur reagime të shumëta, si dhe një situatë kaotike, ku topi po “gjuhet”, sa te ministria e sa te komunat.

Komuna e Mitrovicës ndër të tjera ka sqaruar, se norma e cila përcaktohet nga Komunat është në vlerën minimale për të gjitha kategoritë e pronave, por sipas Komunës, Vlera e pronës për metër katror, përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve, dhe me këtë rast pra është rritur vlera e pronës, në bazë të çmimit të tregut.

Sipas Komunës së Mitrovicës, marrë përbazë gjendjen e rrëndë ekonomike dhe normën e inflacionit kjo mund të ndikoj drejtpërdrejt në gjepin e qytetarëve.

Sqarimi i plotë:

Sqarim nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa

Drejtoria për Buxhet dhe Financa, dje me datë 23.01.2023 ka pranuar informatë nga Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të Ministrisë së Financave, se janë përgatitur faturat e tatimit në pronë për vitin tatimor 2023 dhe të njëjtat mund të shtypen për qytetarët e interesuar deri në kohën kur të shpërndahen nga Posta e Kosovës.

Lidhur me rritjen e çmimit të faturës për Tatimin në Pronë, Drejtoria për Buxhet dhe Financa sqaron për të gjithë qytetarët se Komuna e Mitrovicës nuk e ka ngritur normën tatimore, por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut.

Duke u ndërlidhur me gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve dhe normën e lartë të inflacionit, e gjithë kjo do të ndikoj drejtpërdrejtë në gjepin e qytetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës.

Për informimin e drejtë të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës ju njoftojmë se fatura e tatimit në pronë përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e kësaj pagese;

1. Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe

2. Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat.

Ndërsa sa i përket normës tatimore e cila përcaktohet nga komuna është në vlerën minimale për të gjitha kategoritë e pronave.

Lajme të ngjashme