Kompania spanjolle kërkon falje për hartën që e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë - NACIONALE

Kompania spanjolle kërkon falje për hartën që e paraqiti Kosovën pjesë të Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë prezantimit të biznesit spanjoll në Forumi Ndërkombëtar të Turizmit që u organizua për herë të parë në Tiranë, u shfaq një hartë ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Për këtë kompania spanjolle “Melia Group” ka dërguar letër kërkim falje Qeverisë së Shqipërisë.

Në letrën e tyre thuhet se në prezantim për përfshirë gabimisht një hartë e vjetër e Shqipërisë dhe e vendeve fqinje.

Tutje në letrën thuhet se e ter kjo ishte një gabim dhe se qëllimi i tyre nuk ishte që ta lëndojnë ndjeshmërinë e askujt.

“Po e shkruaj këtë letër për t’iu kërkuar falje që gabimisht përfshimë, në një prezantim biznesi, një hartë të vjetëruar të Shqipërisë dhe vendeve fqinje, e cila për fat të keq shkaktoi pakënaqësi në publik. E di, që qeveria juaj e ka kuptuar që kjo nuk ishte asgjë më shumë se sa thjesht një gabim dhe se ekipet tona në asnjë moment nuk janë përpjekur të lëndojnë ndjeshmërinë e askujt, e nuk kemi dashur kurrsesi të pozicionohemi politikisht në këtë çështje. Për ne, turizmi është një mjet për binjakëzimin e qyteteve dhe për krijimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike, kudo që jemi.” - thuhet në letrën e kompanisë Melia Hotels International, përcjell Top Channel.

Kërkim falja nga kompania spanjolle ka ardhur dy ditë pasi që edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në Tëitter.

Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!” – shkroi z. Rama.

Më tej, ai pretenon se nuk mund të kontrolloheshin prezantimet duke e bërë edhe një goditje drejt Iranit.

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja!” – u shpreh ai.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një marrëveshje normalizimi në Bruksel e Ohër dhe çështja e pesë shteteve mosnjohëse tash po shihet si prioritare për Kosovën. Mes shteteve mos-njohëse është edhe Spanja.

Lajme të ngjashme