Rama për hartën ku Kosova u shfaq pjesë e Serbisë në Tiranë: Spanja ashtu e ka hartën, s'mund ta kontrollojmë
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka provuar të justifikojë një hartë të shfaqur sot në Tiranë ku Kosova paraqitej pjesë e Serbisë.
Harta në fjalë del se ishte e presidentit të gjigantit spanjoll “Melia Group” e që u prezantua në konventën e Turizmit në Tiranë.
“Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!” – shkroi z. Rama, përcjell Nacionale.
Më tej, ai pretenon se nuk mund të kontrolloheshin prezantimet duke e bërë edhe një goditje drejt Iranit.
“Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja!” – u shpreh ai.
Kujtojmë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një marrëveshje normalizimi në Bruksel e Ohër dhe çështja e pesë shteteve mosnjohëse tash po shihet si prioritare për Kosovën. Mes shteteve mos-njohëse është edhe Spanja.
Statuset e z. Rama:
Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!
— Edi Rama (@ediramaal) April 5, 2023