Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, sot shqyrton raportin për Kosovën - NACIONALE

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, sot shqyrton raportin për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës do të mblidhet sot.

Aty pritet të diskutohet e votohet për raportin e Dora Bakojanis që është raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Raporti i raportueses do të diskutohet dhe votohet nga Asambleja Parlamentare.

Më pas, do të duhen 2/3 e votave për t’i rekomanduar Komitetit të Ministrave që ta ftojë Kosovën të bëhet anëtare e KiE.

Mbledhja vjen pas vendimit të Kurtit që të zbatohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.

Nacionale javën e kaluar publikoi edhe letrën që Kurti, Osmani e Konjufca zotoheshin për kryerjen e disa obligimeve.

Në mesin e tyre ishte edhe zbatimi i Asociacionit, shmangia e ndërhyrjeve në drejtësi dhe të drejtat e njeriut.

Mbetet të shihet nëse Kosova do të arrijë ta kalojë testin e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lajme të ngjashme