Komisioni Evropian: Serbia rrezikon liberalizimin e vizave
Komisioni Evropian kanë bërë të ditur siç raporton Radio Evropa e Lirë se Serbia rrezikon liberalizimin e vizave për shkak të thjeshëzimit të procedurave për dhënien e shtetësisë.
Komisioni Evropian është shprehur i shqetësuar për lehtësimin e disa procedurave për dhënien e shtetësisë nga vendet të cilat kanë liberalizimin e vizave.
“Komisioni ka një shqetësim të përgjithshëm për versionet e ndryshme të skemave të dhënies së shtetësisë, siç është procedura e thjeshtëzuar për dhënien e shtetësisë pas një periudhe të shkurtër qëndrimi. Kjo mund të paraqesë rrezik publik dhe të sigurisë për BE-në, pasi Serbia gëzon lëvizje pa viza në BE. Komisioni do t’i monitorojë politikat e tilla të natyralizimit dhe dhënies së shtetësisë nga ana e shteteve që kanë liberalizim vizash në kuadër të mekanizmave për suspendimin e vizave.” – ka thënë Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i Komisionit Evropian.
“Në rastin e Serbisë, përshtatja me regjimin e vizave të BE-së është e rëndësishme për të vazhduar përmbushjen e kritereve për liberalizim vizash. Serbia ka bërë një hap të rëndësishëm në përshtatjen e regjimit të saj të vizave me atë të BE-së. Komisioni inkurajon Serbinë që t’i vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim për të pasur një përshtatje të plotë.” – ka thënë Komisioni Evropian.
Edhe më parë BE-ka kishte dërguar vërejtje ndaj Serbisë për suspendim të liberalizimit të vizave.