Komisioni Evropian për heqjen e vizave për pasaportat ilegale serbe: Është plotësim i vendimit për heqjen e vizave për Kosovën - NACIONALE

Komisioni Evropian për heqjen e vizave për pasaportat ilegale serbe: Është plotësim i vendimit për heqjen e vizave për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Evropian ka thënë se heqja e vizave për bartësit e pasaportave ilegale serbe, është plotësim i vendimit për heqjen e vizave për Kosovën.

Në një përgjigje për Nacionalen, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka thënë se heqja e vizave për pasaportat ilegale serbe është plotësim i heqjes së vizave për Kosovën.

Ky propozim plotëson hyrjen në fuqi të regjimit pa viza për mbajtësit e pasaportave të Kosovës, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2024.” – thuhet në përgjigjen e KE-së për Nacionalen.

Më tej, KE ka sqaruar procesin për largimin e vizave për pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe

“Më 16 nëntor 2023, Komisioni miratoi një propozim për të lejuar serbët e Kosovës që janë mbajtës të pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe të udhëtojnë pa viza në BE. Qëndrimi i Komisionit theksohet në propozimin e Komisionit. Qëllimi i propozimit është të sigurojë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të mbulohen nga një regjim pa viza kur udhëtojnë në BE.”

“Propozimi është miratuar dje nga Këshilli dhe me këtë përmbyllet procesi legjislativ. Me hyrjen në fuqi të rregullores, e cila do të ndodhë në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së, ajo do të bëhet e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.” – thuhet ndër të tjera.

Lajme të ngjashme