Komandati i KFOR-it takohet me admiralin amerikan, flasin për sigurinë e Kosovës
KFOR-i ka njoftuar për një takim në mes shefit të saj, gjeneralmajorit Ozkan Ulutash, dhe komandantit të Forcave Aleate në Napoli, admiralit Stuart B. Munsch.
Në një njoftim në Facebook, thuhet se komandanti i KFOR-it e ka njoftuar admiralin amerikan për mbështetjen për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Sot, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë. Gjeneralmajor Ulutash ilustroi aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e saj për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e lëshuar në Facebook.