Komandanti Ulutash: Roli i KFOR-it mbetet thelbësor - NACIONALE

Komandanti Ulutash: Roli i KFOR-it mbetet thelbësor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, në ceremoninë e mbajtur të mërkurën në kampin “Film City”, ka thënë se roli i KFOR-it mbetet thelbësor.

Ai ka falënderuar të gjithë ushtarët që kanë humbur jetën duke i shërbyer misionit të KFOR-it.

Më lejoni të nderoj shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe të nderoj ata që humbën jetën duke i shërbyer këtij misioni. Pa angazhimin e qindra e mijëra burra dhe gra që kanë shërbyer nën KFOR gjatë 25 vjetëve të fundit, NATO nuk do të mund të luante një rol kaq të rëndësishëm në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor. Roli i KFOR-it mbetet thelbësor. Jam i nderuar të vazhdojë ta ndaj këtë udhëtim me ju dhe s’do të kursej asnjë përpjekje, së bashku me mijëra gra dhe burra me uniformë, nga aleatët e NATO-s dhe partnerët, të cilët jam krenar t’i komandoj.” – ka thënë ai.

Në këtë ceremonni ka marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme