Komandanti i ushtrisë ukrainase: Çliruam 40% të territorit të pushtuar nga rusët - NACIONALE

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Çliruam 40% të territorit të pushtuar nga rusët

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

"Gjatë vitit të kaluar, ne çliruam dyzet për qind të territoreve të pushtuara pas 24 shkurtit, pra pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës", tha sot gjenerali Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

“Forcat e armatosura kanë çliruar 40 për qind të territoreve të pushtuara gjatë pushtimit që filloi shkurtin e kaluar dhe 28 për qind të të gjitha territoreve të pushtuara nga Rusia që nga viti 2014”, shkroi Zaluzhni në Telegram, siç raporton CNN.

"Linja aktuale e frontit është 1500 km e gjatë. Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kryer trajnime ushtarake në territorin e 17 vendeve evropiane.

Falë partnerëve ndërkombëtarë, ne kemi trajnuar më shumë se 20.000 ushtarë. Në vitin 2022, më shumë se 600.000 njerëz u evakuuan dhe më shumë se 2 milionë tonë janë dorëzuar si ndihma humanitare”, shtoi ai. /Nacionale/

Lajme të ngjashme