Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për situatën e sigurisë në rajon - NACIONALE

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, flasin për situatën e sigurisë në rajon

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, dje ka takuar përfaqësues diplomatikë në vend në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it është thënë se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në vend.

“Takimi i dha Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në këtë kontekst, Gjenerali Ulutaş përgëzoi kontributet e gjata të të gjitha kombeve në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO”, është thënë në njoftimin e KFOR-it.

Lajme të ngjashme