Komandanti i FSK-së në ShBA, Kurti: Po i shtojmë aftësitë tona ushtarake
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror.
Në lidhje me këtë vizitë, ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, i cili ka shpërndarë edhe disa fotografi të Jashari me ushtarakë të ndryshëm të ShBA-së.
Ai ka thënë se Kosova po i shton aftësitë ushtarake.
“Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t'u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.” – shkroi ai.