“Koloneli i privilegjuar”: Shpend Zogaj gjatë shërbimit si atashe në Kroaci kreu edhe kolegjin e luftës, pas kthimit vetëm ai u gradua - NACIONALE

“Koloneli i privilegjuar”: Shpend Zogaj gjatë shërbimit si atashe në Kroaci kreu edhe kolegjin e luftës, pas kthimit vetëm ai u gradua

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kolonel Shpend Zogaj duket se ia ka pa hajrin miqësisë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Afërsia me ambasadorin e përfolur për disa skandale financiare, kolonelit Zogaj ia ka mundësuar t`i ketë disa privilegje në karrierën e tij.

Gjatë shërbimit si atashe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Kroaci, Zogaj e përfunduar edhe Shkollën e Luftës në Kroaci.

Ky avancim profesional dhe afërsia me njerëzit e pushtetit ia kanë mundësuar atij që në dhjetor të vitit të kaluar të jetë i vetmi oficer i FSK-së që merr gradën “kolonel”.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja nuk kanë treguar, nëse Zogaj ka pasur të drejtë që gjatë shërbimit si atashe në ambasadën kosovare në Zagreb të përfundonte edhe shkollimin ushtarak, i cili do të ia mundësonte avancimin pas kthimin në Kosovë.

Meqenëse gjatë shkollimit të tij një-vjeçar (qershor 2024 – qershor 2025) në Shkollën e Luftës në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes dr.Franjo Tuđman, në Republikën e Kroacisë, ai ka marrë pagën e majme të atasheut ushtarak dhe ka gëzuar privilegjet tjera duke qëndruar në banesën e paguar nga buxhetit i shtetit të Kosovës.

Ministria nuk ka sqaruar as nëse Zogaj gjatë kësaj kohe ka mundur të kryente edhe detyrën e atasheut për çka është paguar nga buxhetit i shtetit.

Kjo pasi praktika e shkollave ushtarake tregojnë se procesi i mësimit është inteziv dhe kërkon angazhim gjithëditore.

Studentët e këtyre shkollave zakonisht gjatë gjithë procesin qëndrojnë nëpër kazerma apo konvikte të akademive ushtarake.

Ka disa javë që gazeta ka nisur pyetje për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtës për një gjë të tillë, por deri në publikimin e këtij shkrimi gazeta nuk ka marrë asnjë përgjigje nga këto institucione.

Gazeta Nacionale ka mësuar se Zogaj gjatë shërbimit ka qenë shumë i afërt me ambasadorin Martin Berishaj.

Këtë e dëshmojnë postimet e shumta të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, ku Zogaj dhe Berisha shihen vazhdimisht bashkë.

Lidhjet e forta të ambasadorit Berisha me Qeverinë Kurtit i kanë shërbyer shumë Zogajt edhe pas përfundimit të misioni në Zagreb.

Pas kthimin të Zogaj në Kosovë, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë themeluar një Bord për Emërime(Gradime) për të “shpërblyer” Zogajn.

Gazeta Nacionale ka siguruar dokumentin, i cili tregon për emërimeve dhe gradime që ka bërë bordi.

Dokumenti tregon që i vetmi oficer i graduar i FSK-së është Shpend Zoga.

Sipas dokumentit në fjalë, në mbledhjen e mbajtur më 12.12.2025, Bordi i Emërimeve Zogajt ia ka dhënë gradën kolonel.

Gazeta Nacionale ka mësuar se ka edhe oficerë të tjerë të FSK-së që kanë kryer shkollën e luftës në shtete tjera të botës, por nuk janë graduar.

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja nuk kanë treguar pse është graduar vetëm Shpend Zogaj dhe jo oficerët tjerë të FSK-së që kanë kryer të njëjtin shkollim ushtarak.

Pyetjet që gazeta Nacionale ia ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, por nuk janë përgjigjur janë këto:

Lajme të ngjashme