"Kokëfortë": Senatori amerikan sot takon Kurtin, para një viti kishte bërë vlerësime interesante për të - NACIONALE

"Kokëfortë": Senatori amerikan sot takon Kurtin, para një viti kishte bërë vlerësime interesante për të

11 muaj më parë

nga Xhezair Dashi

Ishte prilli i vitit të kaluar dhe senatori amerikan Chris Murphy ia kishte mësyer një udhëtimi në Ballkanin Perëndimor, i shoqëruar edhe me disa senatorë tjerë amerikanë si Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis. Me t’u konkluduar vizita e tij në Beograd, Sarajevë dhe Prishtinë, ai do të botonte një përshtypje të tij “të prapaskenave” të udhëtimit të tij, që ishte publikuar edhe në Zërin e Amerikës. Murphy ishte takuar fillimisht me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe më pastaj edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Për këto dy takime ai do të lëshohej edhe në komente e vlerësime interesante.

Dialogu për normalizim të marrëdhënieve asokohe ishte në vendnumëro ndërsa Murphy shprehej i prerë se duhet një marrëveshje ku të dyja palët “duhet të arrijnë një marrëveshje ku njohin ekzistencën juridike të njëra tjetër”. Me këtë, sigurisht, shprehet qëndrimin e kahershëm amerikan se zgjidhja është në njohje të ndërsjellë. Megjithatë, një vlerësim i tillë pati shkaktuar reagime, dhe kjo kishte të bënte me qasjen “kokëforte” të Albin Kurtit.

Dialogu drejt këtij qëllimi (njohjes së ndërsjellë të ekzistencës juridike) është në proces e sipër, por që të dyja qeveritë, edhe ajo serbe edhe ajo kosovare, nuk kanë bërë përparim, dhe kohëve të fundit, qeveria e Kurtit në veçanti ka qenë kokëfortë në vazhdimin e negociata”,kishte shkruar Murphy.

Ndaj kësaj pike, përkatësisht “kokëfortësisë”, kishte pasuar një reagim i menjëhershëm i profesorit amerikan Daniel Serwer; ky i fundit e merrte si të mirëqenë se Murphy “e ka njëfarë dashamirësie” për Vuçiqin ndërsa gjithashtu thoshte se “Murphy, sikurse Uashingtoni, e fajësojnë Kurtin për mungesë përparimi në dialog”.

Rrënja e kësaj dashamirësie është e qartë në shpjegimin e senatorit: Vuçiç shpesh darkon me Murphy-n, kur Presidenti [i Serbisë] vjen në Washington. Për Murphy-n do të ishte e vështirë të ketë marrëdhënie të njëjta me kryeministrin Kurti, i cili është ekuivalenti i Vuçiçit për nga funksioni [në Kosovë]”, kishte shkruar Serwer në Peacefare.

Në këtë kohë, Kurti s’kishte qenë asnjëherë në vizitë në Uashington si shef i shtetit. “Kurtit nuk i është mundësuar vizitë zyrtare në Washington që nga marrja e pozitës. Kjo ngase Washington-i e fajëson për mungesë progresi në dialog. Senatori duket se pajtohet me këtë, por, unë jo. E vetmja pengesë për të arritur atë që senatori e identifikon si objektivi kryesor për dialogun e njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve sovrane dhe të pavarura është refuzimi i Serbisë për të konsideruar po këtë propozim”, ka shkruar më tej profesori amerikan.

Chris Muprhy, përveç vlerësimit të “kokëfortësisë” së Kurtit, kishte ndarë edhe disa përshtypje të takimit me Vuçiqin. Gjykuar sot pas më shumë se një viti, kishte marrë përshtypje të gabuar në Beograd. Në shkrimin e tij thoshte kështu:

Dy minuta në monologun tim, Vuçiq më ndërpreu”.

Chris, Chris, Chris...ne njëri tjetrin e njohim mjaft mirë. Çfarë po dëshiron të dish? Të tregoj

Ok, Aleksandar”, ia ktheva, pak i zënë në befasi. “Duam të dimë këtë, a do të qëndroni me kombet demokratike dhe të sanksiononi Rusisnë, apo do të vazhdoni të luani me të dyja palët?”.

Kjo na nisi në një bisedë të gjatë dhe të sinqertë për dëshirën historike të Serbisë për të, siç thonë ata në Ballkan, të ulet në dy karrige. Një në Evropë dhe një në Rusi. Vuçiq e kishte menaxhuar me shkathtësi këtë ekuilibër për vite me radhë, por tani pushtimi i Ukrainës e ka detyruar atë në një pikë vendimi. Bashkimi Evropian – anëtar i të cilit Serbia dëshiron të bëhet – nuk do ta lërë më Vuçiqin të ulet në të dyja karriget. Ai do të duhet të zgjedhë dhe me kalimin e kohës, ne e shtymë Vuçiqin në disa hapa afatshkurtra që ai mund të bënte drejt zgjedhjes së duhur!”, vazhdonte të shkruante Murphy.

Më thirr pas 60 ditëve”, na tha ai dhe takimi u mbyll. “Dhe shihni a kam bërë atë që unë po ju them so do ta bëjë”.

Ashtu le të jetë”, i thash.

Janë bërë jo 60 ditë, por më shumë se një vit, që kur Serbia nuk ka vendosur sanksone ndaj Federatës Ruse, kështu duke iu shmangue edhe vetë obligime që i nënshtrohet bashkërendimit të politikave të jashtme dhe të sigurisë me atë të unionit evropian si shtet kandidat për anëtarësim në BE. Murphy, del të jetë gënjyer nga Vuçiq.

Këtë të hëne, Chris Murphy, do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e tij, një vit që nga takimet e tyre të fundit./Nacionale/

Lajme të ngjashme