Janjiq për referendumin: Pse të luajë Kurti lojë të budallme, qysh hyn në KiE me kryetarë me nga 300 vota? - NACIONALE

Janjiq për referendumin: Pse të luajë Kurti lojë të budallme, qysh hyn në KiE me kryetarë me nga 300 vota?

1 javë më parë

nga Xhezair Dashi

“Pse ta luajë Kurti këtë lojë të budallme?”.

Kjo është pyetja tonike që shtron Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq, në një bisedë me Nacionalen rreth referendumit të bojkotuar dje ‘en masse’ në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

Janjiq e sheh tepër të ndritshëm horizontin në favor të Kosovës “kur tash është kaq afër” anëtarësimit në Këshill të Evropës; dhe saktësisht për këtë na thotë ai “Qeveria e Kosovës ta ndërrojë qasjen në politikat e saj”; ndërsa sa i përket Serbisë dhe Vuçiqit, thotë ai, “as të mos futemi andej”.

Tash është koha jo për kritika e as për të fituar poena politike, por për fillim të ri, për vetë Qeverinë e Kurtit. Ata duan ta kenë tepër parasysh që janë rrugës për t’u bërë anëtarë të Këshillit të Evropës. Nëse përnjëmend këtë duan, dhe po, janë aq afër për t’ia arritur, pse atëherë nuk organizoni zgjedhje të jashtëzakonshme në veri? Sepse gjendja me të vërtetë është e jashtëzakonshme për kryetarë dhe asamble”, na tha Dushan Janjiq.

Pse të luajë këtë lojë të budallme me këta kryetarë në veri. Mendoj se kjo është e vetmja rrughë për Qeverinë e Kosovës që të zvogëlojë pasojat negative të referendumit të djeshëm; dhe për QUINT-in që që nga fillimi e ka mbështetur Kurtin në vendimet e njëanshme, e cili ka qenë qëllimi politik me këta kryetar? Që tensionet në veri të vazhdonin”.

Në dritën e votës finale të Kosovës te Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, Janjiq e sheh jo si pengesë vakumin e skajshëm politik në veri, “por, ama test po”.

Pse atëherë para anëtarësimit jep garancione se ‘po do të zbatojë Statutin e Asociacionit, do ta dërgojë në kushtetuese?’; që kryesisht është veç lojë diplomatike. Por, nëse Kosova përnjëmend dëshiron të jetë anëtare përnjëmend e respektuar e KiE ata e kanë mundësitë”, shton ai.

Kjo është poenta ime për t’u bërë anëtare e plotë e KiE, ky është mesazhi im. Në KiE askush nuk ju pranon juve me kryetarë që kanë 300 vota”, tha ai.

Kohërat janë të atilla, beson Janjiqi, që Kosova të ndërrojë kurs dhe të synojë e krijojë “strategji për integrimin e komuniteteve”; e për më tepër, thotë ai, kjo është e mundshme “sepse ka tepër pak prej tyre”. E kjo, thotë ai, është e kundërta me atë çfarë po bën Kurti, që, sipas tij, “janë kalkulime zgjedhore”.

Nuk më takon mua të flas për veprimet e Qeverisë së Kosovës, por ama si një vështrues objektiv do t'u rekomandoja që seriozisht të shqyrtojnë mënyrat më të mira të zgjidhjes, e jo të manipulojnë; gjë që e bëjnë tërë kohën. Të shpallin zgjedhje të lira demokratike në veri sipas ligjit elektorat, Kushtetutën e Kosovës dhe Planit të Ahtisaarit”, shtoi ai.

Dështimi i referendumit:

Tash kemi fakte, dhe fakti është që Referendumi dështoi. Referendumi i qeverisë fillimisht i mbështerur nga Lista Serbe dhe disa OJQ nga veriu. OJQ-të janë të rëndësishme sepse janë më të afërt me bashkësinë ndërkombëtare se sa me Beogradin”, tha ai.

Duke folur në nivel parimesh, do të thoja se po shojmë dështim dhe keqmenaxhim të krizave në Kosovë. Kryesisht, askush as Qeveria, as QUINT-i, me aktivitete nuk e adresoi tërheqjen e serbëve nga institucionet të nisur nga Vuçiqi, se si kjo krijoi krizë të thellë instuticionale, e cila në themel doli në nivel krize sigurie dhe përgjigja ndaj kësaj krize institucionale s’ishte hiç e duhur”.

“Se sa për Vuçiqin, aty as s’po futem: ai s’mundi të zbatojë krejt idetë e tij, që edhe s’dihet cilat janë: ndarja e veriut, gjërat që janë në favor të Rusisë, rrëmujë në mesin e NATO-s, dhe në këtë sferë të interesit. Kryesisht s’është edhe e qartë çfarë idesh ka, përveç që të qëndrojë në pushtet në Beograd”, shton Janjiqi.

Lajme të ngjashme