Kokaj i VV-së: Kisha propozuar projekt për energji, do të palosnim tulla, do të shtronim asfalte - NACIONALE

Kokaj i VV-së: Kisha propozuar projekt për energji, do të palosnim tulla, do të shtronim asfalte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka vlerësuar raportin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për “Strategjinë për Energjinë”.

Koka për deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kosova duhet t’i shfrytëzojë kapacitetet e thëngjillit, duke përmendur edhe një konferencë ndërkombëtare, të cilën pretendon se e kishte organizuar në vitin 2007.

“Ka qenë dashtë edhe më herët ndoshta. Në vitin 2007, përmes Institutit gjithëkombëtar në Shkenca kam thënë që kam organizuar një konferencë ndërkombëtare, ku në mënyrë urgjente janë dhënë propozimet që në mënyrë urgjente të ndërtohen kapacitete mbi 1600 megavat, që të kemi energji të bollshme, dhe të fitojmë çdo vit mbi 800 milionë, me ato do të ndërtonim, do të palosnim edhe tulla, edhe do të shtronim asfalte. Por kjo nuk u bë, për çudi në atë konfernecë organizatorë ishin pjesë e qeverisë, ishin të interesuar, por s’u realizua dot.” – tha ai.

Kokaj theksoi se Kosova është e treat në botë për thëngjill, duke arsyetuar se përveç se vendi do të kishte energji, edhe do të pasurohej

“Nuk duhet ta marrim tani shaminë e të qajmë për diçka që ka kaluar, është dashur të shesim energji, se jemi vendi i trete në botë, për nga potenciali i thëngjillit. Dmth do të kishim energji, por gratis, do të pasuroheshim. Që të mos qajmë për të kaluarën, unë mendoj, që në këtë situatë të tillë, jo vetëm në mënyrën si e ka përshkruar ministrja, por në mënyrë urgjente të ndërtojmë gjenaratorë të ri, t’i vendosim brenda ndërtesës që kemi.” – tha ai.

Çka tha Rizvanolli?

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit strategjinë për Energji për Republikën e Kosovës për dhjetë vitet e ardhshme nga viti 2020 deri në 2031.

“Sot paraqes strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2031. Me knaqësi e them se ka një koncensus të gjerë mes të gjithë akterëve e qytetarëve për atë se ku dëshirojmë që të arrijmë. Një sektor energjetik që na siguron furnizim të rregullt me energji elektrike e me çmim të volitshëm. Po bëjmë një strategji dhjetë vjeçare, por e cila do t’i jep formë sektorit për shumë dekada e breza në vijim”, ka thënë Rizvanolli para deputetëve.

Tutje ajo tha se me këtë strategji, qytetarëve iu garantohet sistemi i qëndrueshëm energjetik.

Vizioni është që të kemi një sistem energjetik të qëndrueshëm të rregullt, që garanton furnizim të rregullt me energji elektrike”, ka shtuar ajo.

Lajme të ngjashme