Koha: Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës
Pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga forcat e Serbisë, të enjten në mëngjes do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, raporton KOHA.
Policia e Kosovës në një konferencë për media, ka thënë se forcat serbe kryen një kidnapim klasik ndaj zyrtarëve policiorë të Kosovës.
Siç e kemi bërë të ditur edhe përmes njoftimit, sot në mesditë në thellësi të territorit të Kosovës, në zonën kufitare në veri, dyshohet se njësitet special të Serbisë, në formë të oeganizuar, kanë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrullues. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe.” – tha ai.
