Koci kërkon të protestohet: Me vetëdije po e shkatërrojmë shtetin, faji është edhe i votuesve - NACIONALE

Koci kërkon të protestohet: Me vetëdije po e shkatërrojmë shtetin, faji është edhe i votuesve

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci ka vazhduar kritikat ndaj realitetit politik në vend.

Ai ka bërë me dije se tani e tutje nuk është vetëm faji i politikanëve për krizën politike.

Sipas tij, tani faj është edhe i qytetarëve që nuk po protestojnë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se me vetëdije po shkatërrohet ky vend.

“Mos harroni: kanë kaluar mbi një vit (16 gusht 2024) prej shpalljes së zgjedhjeve. Sot, në seancën e Kuvendit - vazhdon cirku i njejtë! Nuk ka marrëveshje! Sidoqoftë, tani, nuk është më vetëm faji i politikanëve. Faji është edhe i joni. Votuesve. Popullit. Nuk po reagojmë. Nuk po protestojmë. Me vetëdije po e shkatërrojmë shtetin tonë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme