“Kobra”: Vëllai im nuk ishte në vendngjarje, erdhi pasi mendoi se më kanë vrarë - NACIONALE

“Kobra”: Vëllai im nuk ishte në vendngjarje, erdhi pasi mendoi se më kanë vrarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në seancën paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren, Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e së martës në Prizren, tha se vëllai i tij, Enver Amrallahu, nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes në momentin kritik, por erdhi më pas, ngase dikush i kishte thënë se e kanë vrarë atë (Hoxhën).

Ai tha se pajtohet me fjalët e mbrojtësit të tij, avokatit Nexhat Elshani, ndërsa theksoi se i pandehuri Enver Amrallahu në momentin kritik nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, ashtu siç thuhet në kërkesën e Prokurorisë, por i njëjti ka ardhë pasi është informuar nga dikush lidhur me ngjarjen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vëlla”, tha i dyshuari Hoxhaj.

Pra, Hoxhaj pretendon se vëllaui i tij, erdhi vetëm pasi mendoi se “Kobra” është vrarë.

Kujtojmë se rasti në fjalë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku mbeti i vrarë qytetari nga Shqipëria me emrin Visart Cengu.

Lajme të ngjashme