Koalicioni VV e Guxo në nivel, Peci e Pacolli bisedojnë gjatë e përshëndeten ngrohtë
Koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë Guxo është në nivel. Së paku në bazë të përshëndetjeve të deputëteve e ministrave të këtyre dy partive, që qeverisin me Kosovën që gati një vit e gjysmë.
Ministri Faton Peci dhe deputetja Fitore Pacolli kanë bërë një përshëndetje të ngrohtë para fillimit të seancës.
Ata patën një bashkëbisedim të gjatë, ndonëse nuk dihet se për çfarë biseduan.
Njëjtë vepruan edhe Haxhi Avdyli dhe deputeti dikur nxënës i dobët, Dimal Basha.
Edhe këta dy u përshëndetën ngrohtë.
