Knaus: Franca e Gjermania po përgatiten ta bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka thënë se Franca dhe Gjermania janë në mesin e shteteve që po përgatiten ta bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë muajit maj.
Knaus përmes një shkrimi në rrjetin social ka thënë se këto shtete po përgatiten të votojnë kundër, pavarësisht rekomandimit të Asamblerë Parlamentare.
“Aktualisht, disa qeveri të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po përgatiten ta bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës, duke injoruar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të dhënë në prill.” – ka thënë ai.
In Berlin, the morning of 25 April 2024 @BertelsmannSt 🇽🇰 Prime minister @albinkurti explained his determination to push for same-sex civil unions in the context of accession to @coe:
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 4, 2024
“we are strongly committed to the human rights of all minorities in Kosovo. We will therefore… https://t.co/xkV2gDAeIZ pic.twitter.com/3REZcCBz4U
Sipas tij, një gjë e tillë po ndodhë për shkak të fushatës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfshirë edhe apelin e tij personal ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që të mos lejojë votimin – dhe një zotim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafale.” - shkroi Knaus.
Vlen të theksohet se Franca dhe Gjermania tashmë i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre sa i përkt anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Në komunikatën për media që u lëshua nga Kancelaria Federale Gjermane, rreth bisedës telefonike Olaf Scholz- Albin Kurti ata njoftuan:
“Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.” - thuhet në komunikatën për media.
Presidenti francez, Emmanuel Macron po ashtu kërkoi “hapa të shpejtë dhe të paprakthyshëm për Asociacionin...në kontekstin e aplikimit të Kosovës në KiE”.
“Macron nënvizoi rëndësinë që Franca i vendos, poashtu në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, hapave të shpejt dhe të paprakyeshëm në zbatimin e Asociacionit nga autoritetet e Kosovës." - thuhej në komunikatën e presidencës franceze.