KMDLNj: Dhuna verbale ndaj Musliut është paralajmërim për një dhunë fizike - NACIONALE

KMDLNj: Dhuna verbale ndaj Musliut është paralajmërim për një dhunë fizike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNj) ka dënuar gjuhen fyese që mbështetësit e partisë në pushtet po përdorin ndaj deputetes Ganimete Musliu.

Përmes një njoftimi për medie, këshilli ka vlerësuar se dhuna verbale është paralajmërim për dhunë fizike.

KMDLNj ka bërë me dije se të gjithë duhet të distancohen nga kjo dhunë.

“Fjalori i urrejtjes apo dhuna verbale është paralajmërim i sigurt edhe për një dhunë fizike. KMDLNj e dënon këtë fjalor fyes, denigrues, përjashtues dhe racist, në rastin konkret ndaj deputetes Ganimete Musliu dhe votuesve të saj dhe kërkon një distancim të qartë dhe të vendosur ndaj dhunuesve të të drejtave të njeriut që po keqpërdorin rrjetet sociale për linçim publik të zonjës Musliu dhe votuesve të saj përmes fyerjeve që janë krejtësisht e kundërta e asaj që parashohin liria e fjalës dhe e shprehjes, si të drejta të njeriut dhe vlera demokratike”, është thënë në njoftimin për media.

Këshilli ka bërë me dije se deputetja në fjalë nuk është hera e parë që fyhet në këtë mënyrë.

“Si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër. Ky fjalor ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen”, ka vlerësuar KMDLNj.

Lajme të ngjashme