Vdekja e pacientit që u hodh nga kati i katërt në QKUK, Klinika e Nefrologjisë u reagon familjarëve - NACIONALE

Vdekja e pacientit që u hodh nga kati i katërt në QKUK, Klinika e Nefrologjisë u reagon familjarëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme një person është hedhur nga dritarja e Klinikës Torakale në Prishtinë.

Për fat të keq personi i cili kishte qenë i hospitalizuar në këtë klinikë nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve të marrë.

Për rastin detaje përveç SHSKUK-së kanë dhënë edhe nga Klinika e Nefrologjisë.

Më poshtë gjeni njoftimin nga kjo Klinikë:

“Në lidhje me raportimet në medie për rastin e djeshëm, të pacientit F.S., në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, e ku familjarët e pacientit, në medie, kanë akuzuar Klinikën e Nefrologjisë- Shërbimin e Dializës, se pacientit nuk i ishte realizuar Dializa, Klinika Nefrologjisë në QKUK, sqaron se pacienti F.S., ka qenë në program kronik të Dializës.

Gjatë qëndrimit në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pacienti kishte realizuar seancat e rregullta të dializës në Klinikën e Nefrologjisë. Vetëm javën e fundit ka realizuar disa dializa të rregullta.

Me datë 8 janar 2023, me 10 janar 2023, 12 janar 2023, ditën e premte, 13 janar 2023, ka refuzuar të realizojë seancën e dializës, ndërsa ditën e shtunë, 14 janar 2023 ka realizuar seancën e plotë të Dializës e cila zgjatë 4 orë, sipas protokollit mjekësor.

Pacientët kronik dializohen 3 herë nga 4 orë në javë, kurse pacienti në fjalë të shtunën ka realizuar seancën e plotë, 4 orë.

Andaj, Klinika e Nefrologjisë njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se është në shërbim të pacientëve 24-orë, për të gjitha raste që kanë nevojë për trajtim mjekësor në fushën e nefrologjisë.

Lajme të ngjashme