Klinaku: Gjykata Speciale po i gjykon vetëm shqiptarët, por jo edhe krimet e serbëve
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, sot në protestën e PSD-së ka thënë se Gjykata Speciale, UÇK-në po e quan si organizatë e përbashkët kriminale.
Ai ka thënë se kjo gjykatë po i gjykon vetëm shqiptarët, mirëpo jo edhe krimet që ka shkaktuar pushtuesi serb.
“Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet që i ka shkaktuar pushtuesi serb. Ajo po gjykon luftën tonë çlirimtare. Po e gjykon UÇK-në, duke e quajtur edhe si organizatë e përbashkët kriminale. Ata gjenden në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë. Organizatat e veteranëve kanë qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Klinaku.