Klinaku: Asociacioni e autonomia nuk i zgjidhin problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë
Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk e zgjidh Asociacioni ose ndonjë lloj i autonomisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto kompromise vetëm sa e komplikojnë këtë problem.
Sipas Klinakut, Kosova dhe Serbia duhet të ndahen përfundimisht në të mirë të së ardhmes së të dyja palëve.
“Asnjë lloj i asociacionit, asnjë lloj i autonomisë, madje asnjë kompromis shtesë për serbët e Kosovës nuk e zgjidh problemin në mes të Kosovës e Serbisë, por vetëm sa e komplikon edhe më shumë atë! Shqiptarët dhe serbët, Kosova dhe Serbia duhet të ndahen përfundimisht, në të mirë të paqes, në të mirë të pajtim të mundshëm dhe në të mirë të së ardhmës së të dyja palëve”, ka shkruar Klinaku.