Kjo është gjendja në rrugën Prishtinë-Gjilan - NACIONALE

Kjo është gjendja në rrugën Prishtinë-Gjilan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rruga Prishtinë-Gjilan, është ndër rrugët më të përfolura në Kosovë. Krejt kjo pasi në këtë rrugë, aksidentet janë pothuajse të përditshme. Vetëm gjatë ditës së sotme është raportuar për 5 persona të lënduar në një aksident pikërisht në këtë rrugë.

Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin." ka thënë Ahmeti

Duke ironizuar me gjendjen e rrugëve, përgjatë udhëtimit Prishtinë-Gjilan, edhe aktori i njohur Fatmir Spahiu, sot me një status në Facebook, përmendi faktin se kjo rrugë sjellë shumë probleme për shoferët.

“Kish ra njoni me kerr me nje grope tu shku per Gilan e kish dale ne Bujanoc.” Ka shkruar Spahiu.

Autostrada Prishtinë-Gjilan, është përmendur tash e një kohë të gjatë, si zgjidhje permanente për qytetarët që e frekuentojnë këtë rrugë, por një projekt i tillë ende nuk dihet kur do të përfundojë.

Lajme të ngjashme