Kjo është gjendja në pikëkalimet tjera kufitare
Pas njoftimit zyrtar për mbylljen e pikëkalimit kufitar në Merdarë, Nacionale ka siguruar pamje nga pikat tjera kufitare Kosovë-Serbi, nga ku duket se qarkullimi është duke vazhduar normalisht.
Kujtojmë se pas njoftimit për mbylljen e pikës kufitare në Merdarë, ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka rekomanduar qytetarët që janë në lëvizje mes Kosovës dhe Serbisë të shfrytëzojnë pikat tjera, Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të udhëtohet përmes Maqedonisë së Veriut.
“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.


