"Kishte instaluar logjikën se kushdo që negocion me Serbinë është tradhtar" - Kurti nën presion të opozitës për dialogun
Seanca e thirrur për raportimin e kryeministrit Albin Kurti për dialogun me Serbinë në Bruksel ka nisur pas një vonese prej 15 minutash. Me të filluar opozita ka vazhduar kritika ndaj kryeministrit Kurti për qasjen e tij në raport me dialogun Kosovë-Serbi. Diskutimi në Kuvendin e Kosovës edhe njëherë u karakterizua me debate te kritika të ashpra mes pushtetit dhe opozitës.
Sipas Armend Zemajt, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, si opozita dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, ka imponuar nocionin se kushdo që negocion me Serbinë është tradhtar.
Në seancën e Kuvendit që po zhvillohet për debatin për dialogun, Zemaj shton se qytetarët nuk dinë më kujt t'i besojnë, Kurtit si opozitë apo si pushtetar.
“Është mirë që para se të merresh e të gjykosh gabimet e të tjerëve t’i shohësh gabimet tua zotëri Kurti, Ahtisarin e trashëgove ndërsa plusin e shtove tash me marrëveshjen e fundit. Pakoja e Ahtisarit e bëri Kosovën ndërsa plusin e shtove. U bëre i padrejtë për vetën dhe për vendin. Mos të harrojmë se procesi i dialogut që nisi vite me parë me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve kishte për qëllim normalizimin e raporteve me Serbinë ndërsa gjithçka refuzohej nga Kurti si opozitar dhe tash edhe si kryeministër" - ka thënë ai.
“Kryeministri Kurti dhe VV-ja kishin instaluar logjikën se kushdo që negocion me Serbinë është tradhtar." - ka thënë ai.a
Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për planin frako-gjerman ndërsa ka kritikuar Kurtin, duke kërkuar shpjegim për pikën e 7-të, të planit.
Ai e ka pyetur kryeministrin a është personi i njejtë, pasi që dikur ishte refuzues ndërsa tani ka pranuar një marrëveshje me lëshime të mëdha.
Duke vënë në fokus pikën 7 të planit, Zemaj ka folur për statusin e Kishës Ortodokse Serbe, duke kërkuar shpjegim nga kryeministri Kurti.
Ai ka thënë se Serbia s’ka kërkuar falje për krimet, ndërsa Kurti i ka falur, prandaj duhet të kërkojë falje. Në veçanti atyre që kanë humbur jetën për kauza të rrejshme.
E, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se kemi devalvuar në një marrëveshje që dashtë e pa dashtë duhet ta duartrokasim.
Ai më tej ka thënë se ka disa pyetje për kryeministrin Kurti, ku e para pyetje që ka bërë është, nëse Kurti do ta pranojë ose jo Zajednicën.
“A do ta pranoni Zajednicën, a do ta pranoni statusin e Kishës Ortodokse Serbe, a jeni ju ai kryeministër që e keni kundërshtuar fuqishëm,”- ka pyetur Lekaj.
Ai më tej ka kërkuar nga Kurti të tregojë nëse e ka parë ose jo aneksin e marrëveshjes.
“A e keni parë aneksin e marrëveshjes a e keni lexuar, nëse e keni parë pse nuk e diskutoni në parlament,”- ka pyetur Lekaj.
Ndërsa gjatë ditës së sotme, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kurti ka pranuar një marrëveshje që parasheh edhe më shumë se “Zajednica”.
“Frika e mazhorancës nga fjala jonë është dëshimi e të vertësë sonë për të trajtuar një temë jetike si çështja e dialogut. Ne kërkojmë të trajtojmë gjithë marrëveshjen e arritur më 27 shkurt në Bruksel e të paprezantuar në Bruksel. Dhe të flasim për parathënien e marrëveshjes të mbajtur fshehtë nga kryeministri i Kosovës në seancën e fundit të cilën e la në gjysmë.” – ka thënë ai.

