Kishida i Japonisë arrin në Kiev, pritet të takohet me Zelenskyn - NACIONALE

Kishida i Japonisë arrin në Kiev, pritet të takohet me Zelenskyn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka arritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, si pjesë e një “vizite historike”, tha të martën zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppa.

“Ukraina është e gëzuar që ta mirëpresë kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida. Kjo vizitë historike është shenjë e solidaritetit dhe e bashkëpunimit të fuqishëm mes Ukrainës dhe Japonisë”- shkroi ajo në rrjete sociale, raporton televizioni CNN.

Zyrtarja ukrainas publikoi edhe disa fotografi, ku Kishida shihet duke zbritur nga treni në një stacion. Raportohet se ai ka hyrë në Ukrainë nga Polonia me tren.

Më herët, Kishida ishte për vizitë në Indi dhe shkuarja në Kiev ishte e befasishme dhe e paparalajmëruar.

Vizita e kryeministrit japonez në Ukrainë po zhvillohet në të njëjtën kohë me vizitën e presidentin kinez, Xi Jinping, në Rusi.

Lajme të ngjashme