Kisha Ortodokse Serbe ia citon Aneksin 5 të Planit të Ahtisarit ministrit Çeku pas akuzave për "riparime pa leje" në Banjskë - NACIONALE

Kisha Ortodokse Serbe ia citon Aneksin 5 të Planit të Ahtisarit ministrit Çeku pas akuzave për "riparime pa leje" në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eparkia e Rashkës-Prizrenit i ka quajtur “akuza të pabaza” deklarimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërhyrje renovuese në Manastirin e Banjskës pa autorozim nga autoritetet vendore.

Ndonëse Ministri Hajrulla Çeku pas sulmit paramilitar që ngjau më 24 shtator kishte ofruar ndihmën e institucioneve shtetërore për të ndihmuar në riparimet e dëmeve të shkaktuara nga paramilitarët serbe, Kisha Ortodokse Serbe ka shkruar në një reagim se “dialogu duhet të bazohen mbi një nivel së paku minimal të mirëbesimit”.

Ministri Çeku publikoi një letër ditën e njëjtë në platformën ‘X’, ani pse letra zyrtare arriti n Dioçezë vetëm më 11 tetor. Para se të ishte e mundshme t’i përgjigjeshim letrës së ministrit, më 12 tetor akuza të reja nga Ministria e Kulturës dolën portale. U tha që Eparkia e Rashkës-Prizrenit kinse po renovon manastirin e Banjskës pa aprovimin e autoriteteve në Prishtinë”, kanë thënë Eparkija, siç e cituan mediat serbe.

Ata thotë se dëmet kanë qenë në portën hyrëse dhe jo në pjesët qëndrore të Manastirit, për çka thotë se kanë marrë donacion monetar prej Fonacionit të Manastirit të Hilandarit për riparim të dëmeve, she shton se edhe prej bazës së Planit të Ahtisaarit, Kisha Ortodokse Serbe “ka të drejtë të menaxhojë pronën e saj, rindërtimin dhe qasjen në objektet e saj”.

KOS shkruan se çështja e mbrojtjes së objekteve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë “është shqyrtuar dhe definuar në mënyrë specifike me Aneksin 5 të Ahtisaarit”, të cilin qeveria e Kosovës dikur e ka pranuar me obligim që këto dispozita t'i përfshijë në Ligjin e ri për Trashëgimi Kulturore.

Ky dokument asnjëherë nuk është shfuqizuar...sepse pikërisht në bazë të vullnetit të Prishtinës për të pranuar dispozitat e planit të Ahtisarit, Kosova në ndërkohë u njoh nga një sërë shtetesh. Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve në Prishtinë për të shfuqizuar apo riinterpretuar gjithçka që ka mbetur nga ky Aneks 5 i këtij dokumenti, i cili është pjesërisht i përfshirë në legjislacionin e Kosovës”, shkruajnë nga Dioqeza.

Lajme të ngjashme