Kina me rrethinë ‘i gjuhet’ Mehmetajt: Gazetari thotë se po i vijnë nga Vetëvendosja - NACIONALE

Kina me rrethinë ‘i gjuhet’ Mehmetajt: Gazetari thotë se po i vijnë nga Vetëvendosja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj, po merr ‘like’ nga robotët që vijnë kryesisht nga vendet e gjuhës mandarine (Kina me rrethinë).

Mehmetaj dje shkroi se kjo po i vjen nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

“Vetevendosje therret ne ndihme trupat shtese nga Vietnami.

Kur e mendon, taksat e qytetareve shkojne edhe ne blerjen e ketyre programave.

Cfare tmerri”, tha dje Mehmetaj.

Edhe sot, derisa Mehmetaj ka shkruar për një qëndrim të Albin Kurtit dikur rreth Manastirit të Deçanit, ai ka marrë qindra like robotike nga kinezët me rrethinë.

“Pse Manastiri i Deçanit ka përfunduar me toka të fituara kundrejt Komunës së Deçanit, AKM-së dhe dy ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” nuk është fajtore kjo qeveri, aspak.

Fajtorë ka, por ata kanë emra të tjerë e parti politike të tjera, të cilët do t’i ekspozoj edhe me emra edhe me nivel të përgjegjësisë, sepse qytetarët e Deçanit kanë të drejtë ta dinë kush i ka gënjyer brutalisht.

Qytetarët e Deçanit dhe Kosovës duhet ta dinë po ashtu se si u bë që Kosova dhe Komuna vendosën të heqin dorë nga procesi, në disa raste, e t’ia lënë tokën Manastirit.

Gjithashtu, ta dinë që si u bë që Manastiri u pajtua t’ua jap "dhuratë" disa toka tjera dhe pse u tregua “zemërgjerë”.

Ama veç dëgjojeni fullirantin me renome ndërkombëtare se si flet krejtësisht papërgjegjshëm për problemin.

Veç dëgjojeni me çfarë recete ka bë opozitë, ky i padijshëm që duke parë mënyrën se si flet, shihet që as nuk e ka të lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, aq më pak e di se cili ka qenë procesi para atij vendimi.

Me këso lloj opozite të lodhtë ky nuk ish dashtë të zgjedhet as kryetar klase, ama në Kosovë është zgjedhur kryeministër shteti.

P.S u gjujten me bot-sa keta banditet e VV-se prape (vec injoroni)”, shkruan Mehmetaj.

Mehmetaj: VV ka investuar 5.7 milionë euro për propagandë e linçime

Fundvitin e kaluar, gazetari Lirim Mehmetaj, pati publikuar për herë të parë fillimin e një hulumtimi, ku konstatonte se partia në pushtet – Vetëvendosje, ka investuar 5.7 milionë euro për propagandë dhe linçime.

Kështu elaboronte këtë program Mehmetaj, në emisionin Debat Plus:

“Kemi të bëjmë me një grup, i cili as nuk e kupton demokracinë e as nuk luan sipas rregullave demokratike.

Kjo është një faqe, e cila prezanton një sistem sofverik për krijimin e botsave të cilët krijojnë miliona komnete në Facebook.

Këtë program e përdorë Vetëvendosja.

Vetëvendosja e ka të angazhume një kompani izraelite edhe janë diku, sipas parashikimeve të një kompanie që e ka bë vlerësimin e investimeve të propagandës së Vetëvendosjes, janë diku 5.7 milionë euro.

Këtu, vendosen përafërsisht çka po don me bë, psh: “Dibran Hoxha kriminel, Dibran Hoxha i poshtër’.

Këtu vendoset data se kur po don me qenë aktiv dhe këto lëshohen.

Përmes inteligjencës artificiale, këta luajnë me këto fjalë, AI e kupton kontekstin dhe sa herë përdoret ajo vetëm shkon duke u sofistiku edhe komenton vazhdimisht.

Ky nuk është rast unik në botë, por Vetëvendosja, domethënë për kah propaganda dhe investimi që e ka bë në propagandë online, nuk matet me asnjë shtet në Ballkan.

Kanë pare shumë dhe kah janë kah i marrin, mundemi me bë naj ndërlidhje me paret që janë zhdukë me blerjen e rrymës dhe tërheqjen milionëshe të ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Çka bëjnë këta ‘bots’. 1/5 e tweets në zgjedhjet elektorale në zgjedhjet në Amerikë, kanë qenë nga bots, 1/5 e tëeets kanë qenë nga bots për BREXIT.

Kjo ka më u bë akoma më e frikshme sepse çka po ndodh tash është kështu: ofendimet dhe sharjet është kuptu që vijnë nga kompjuterët, bots të intelegjencës artificiale. Tash janë sofistiku kompjuterët në atë mënyrë, sa prodhojnë argumente valide në raport me çka po thuhet.

Një profesor i Harvard, e ka bë një testim, atje Ministria e Shëndetëisë e ka nxjerr një temë për diskutim publik, Harvard i ka bë 2,000 komente për atë çështje dhe brenda orës së parë i ka bërë ato komente që kanë dikutu mandej mënyrën qysh e kanë supozu që Ministria me u marrë me atë çështje, derisa këta (Harvard) kanë tregu që e kanë falsifiku krejt rezultatin.

Në vitin 2016, Facebook ka eliminu 5.8 milionë llogari fake që kanë interferu në zgjedhjet në Amerikë dhe ka identifiku rreth 1 milion faqe që prodhojnë kontekt fake për me i afektu zgjedhjet në Amerikë.

Cili është efekti kryesor i kësaj lloj intelegjence artificiale?

Nëse Dardani (Gashi), thotë diçka në Debat Plus, edhe dikujt ia merr mendja me e shkru në koment që pajtohet me Dardanin, ata e kanë për detyrë me iu vërsulë me nja 20 komente personin që e kanë lavdu Dardanin, në mënyrë që me e heshtë atë përgjithmonë.

E sfidoj këdo të Vetëvendosjes të vijë me mua në debat, janë më shumë se 5 milionë euro që i ka investu në propagandë.

Ka njerëz për shembull që thonë, ok po nëse janë ata bots, në zgjedhje ka me pasë rezultat të kundërt sepse ata nuk janë njerëz”, deklaronte Mehmetaj.

Lajme të ngjashme