Kimete Berisha: Kurti po ndjell luftë me Serbinë, VV-ja kurrë s’gjuajti asnjë serb me gaz lotsjellës - NACIONALE

Kimete Berisha: Kurti po ndjell luftë me Serbinë, VV-ja kurrë s’gjuajti asnjë serb me gaz lotsjellës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kimete Berisha, blogere e famshme në Facebook, ka shkruar një shkrim të gjatë për situatën e fundit në veri të vendit.

Ajo ka shkruar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, që nga dita e parë në pushtet ka ndjellur luftën me Serbinë.

Kosova jo veç që ka stagnuar por Albin Kurti që nga dita e parë në pushtet e ka ndjellur luftën me Serbinë, me strategjinë se për Albin Kurtin me Serbinë lufton NATO.” – shkroi ajo ndër të tjera, transmeton Nacionale.

Tutje, ajo ka kujtuar edhe kohën kur LVV gjuante gaz lotësjellës në Kuvend, duke thënë se kjo parti “asnjë serb kurrë nuk e ka gjujatur me gaz lotsjellës”.

(Vlen të theksohet se Vetëvendosja asnjë serb kurrë nuk e ka gjuajtur me gaz lotsjellës).

Albin Kurti është duke e krijuar 'njeriun e ri serb', është duke kërkuar serbë 'të ndershëm', të cilët do të luftojnë kundër serbëve të pandershëm.

Është për gjynah kjo strategji për përçarje.” – shkroi tutje ajo.

Ajo ka shkruar se Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, nuk është penduar kurrë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Xhelal Sveçla, sulmues i papenduar i policëve shqiptarë, me ato pantallona ngjyrë kaki që i hynë në depon e prapme të armatimit, duket karikaturë kur flet për sigurinë e policëve në Veri. Sepse, praktikën e dhunës e ka kryer mbi trupat e policëve të Kosovës, e sot i udhëheq ata.” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme