Kica-Xhelili publikon një video: Manipulim me vota i VV-së në mërgatë, po synojnë ta fshehin dorën e tyre me akuza - NACIONALE

Kica-Xhelili publikon një video: Manipulim me vota i VV-së në mërgatë, po synojnë ta fshehin dorën e tyre me akuza

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje niset nga vetja kur akuzon të tjerët.

Ajo ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, duke thënë se kjo është video shtesë ku shihet manipulimi me vota i VVsë në mërgatë.

Sipas saj, VV po bën me gisht nga të tjerët, për “ta fshehur dorën e tyre”.

“Me gjasë VV kur akuzon, niset nga vetja. Po dalin video shtesë të manipulimeve me vota të VV në mërgatë. Arsya reale pse duke synuar t’a fshehin “dorën” e tyre, bëjnë me gisht nga të tjerët!” – ka shkruar ajo.

Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP për votat e diasporës.

Ditë më parë KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, ndërsa tash PZAP duhet të merr vendim për ankesat dhe pastaj mund të kontestohen edhe njëherë në Supreme, për t’u krijuar mundësia, nëse krijohet, që rezultatet të certifikohen përfundimisht.

Lajme të ngjashme