KFOR publikon fotot, komandanti mbikëqyr situatën në kufi me Serbinë prej helikopteri - NACIONALE

KFOR publikon fotot, komandanti mbikëqyr situatën në kufi me Serbinë prej helikopteri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani të premten ka mbikëqyrur vijën kufitare administrative nga një helikopter hungarez.

KFOR ka publikuar pamjet në rrjetin social Facebook.

“Sot, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mbikëqyri përgjatë vijës kufitare administrative me një helikopter hungarez, H145, pjesë e Aviacionit të KFOR-it.

Helikopteri me ekuipazhin e tij, i caktuar së fundi në KFOR, do të kryejë operacione fluturimi në Kosovë, duke përforëcuar aftësitë e KFOR-it të Intelegjencës, Mbikqyrjes dhe Zbulimin”.

Në fund, përsëritet mesazhi:

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet përkatëse si reagues të sigurisë”.

Lajme të ngjashme