KFOR me 500 ushtarë kryen ushtrim madhor kundër trazirave, e quan "Ura është shumë larg" - NACIONALE

KFOR me 500 ushtarë kryen ushtrim madhor kundër trazirave, e quan "Ura është shumë larg"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rastësi ose jo mbetet çështje interpretimi por Misioni Paqembajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka kryer një ushtrim madhor me rreth 500 ushtarë pjesëmarrës të quajtur “Ura është shumë larg”. Ky emërtim që koincidon me vendimin ‘e paprakthyeshëm’ të qeverisë kosovare për hapjen pavarësisht gjithçkaje të Urës së Ibrit është edhe titull në gazetën hungareze “Honvedelem” e cila udhëhiqet nga Ministria e Mbrotjes së Hungarisë.

Jashtëzakonisht komplekse dhe tejet realiste - kjo është mënyra më e mirë për të përshkruar stërvitjen shumëkombëshe të quajtur ‘Bridge is Too Far’, organizuar nga ndërrimi i 30-të i MSH KFOR-it, i cili u zhvillua në dy lokacione me përfshirjen e afro pesëqind personave në fund të korrikut”, shkruhet në gazetën ushtarake hungareze për ushtrimin.

Ushtrimi i cili jepet në pamjet – fotografi e video – më esktravagante dhe virtuoze shpjegohet nga gazeta ushtarake si “ushtrim i shkallës së gjerë me qëllim të dyfishtë”.

Nga njëra anë, përgatitja për sfidat e sigurisë bazuar në veçoritë specifike të Kosovës - e cila bazohet kryesisht në garantimin e lirisë së lëvizjes dhe manovrimit, si dhe një mjedis të sigurt operacional - dhe përfundimi i integrimit të batalionit të manovrimit rumun që iu bashkua Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it (KTRBN) në korrik”, thuhet në artikull.

Stërvitja ishte hapi i fundit i integrimit, pasi shërbeu si testi përfundimtar i përgatitjes së misionit të skuadronit të manovrimit rumune, gjatë të cilit stafi mund të demonstronte në veprim aftësitë që kishte fituar gjatë stërvitjes që synonte arritjen e gatishmërisë së plotë operacionale. Si rezultat i përfundimit të suksesshëm, pas shtatë vitesh, forca paqeruajtëse e Kosovës është sërish në baza shumëkombëshe”.

Në këtë ushtrim bëhet e ditur se të përfshirë kanë qenë edhe pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX-i.

“Mirëpo, numri i madh i pjesëmarrësve në stërvitje - përveç pjesëmarrjes së ushtarëve rumunë - është edhe për shkak të përfshirjes së forcave të rendit, pasi ndër të tjera, forcat e EULEX-it dhe MSU (Njësia Speciale Shumëkombëshe) morën pjesën e luanit në zbatim”.

Mendoj se bashkëpunimi me organet tjera është veçanërisht i mirë dhe konstatojmë se është duke u përmirësuar vazhdimisht. Planifikimi i përbashkët dhe stërvitjet e përbashkëta me forcat vendore janë veçanërisht të rëndësishme, pasi ato kontribuojnë në garantimin e sigurisë së Kosovës në mënyrë sa më efektive, me një bashkëpunim të përbashkët”, tha togeri i parë Zalán Szakács, kreu i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit të Kontingjentit të MSH të KFOR-it.

Duke marrë parasysh këtë, në një nga lokacionet e stërvitjes, Kampi Vrelo - që është një kazermë ende funksionale e policisë së Kosovës - skuadrilja manovruese Delta e KTRBN-së me kombësi rumune kreu një detyrë sigurie të ngushtë për forcat mbështetëse të lëvizjes zvicerane, ndërsa ata çmontuan barrikadat e ndërtuara nga forca kundërshtare.

Meqenëse fushëveprimi i përgjegjësisë së stafit rumun bie brenda një kuadri ligjor të ndryshëm nga ai vendas, detyrat e tyre kryesisht kërkonin vendosjen e aftësive tradicionale ushtarake.

Më pas ata u ricaktuan në kampin Kelly, ku fokusi ishte në trajtimin e trazirave pas hapjes së urës. Mbyllja e momentit ishte rikthimi i urës në gjendjen fillestare nga teknikët, gjë që kërkonte fillimisht dëbimin e protestuesve nga zona.

"Stërvitja shkoi sipas planit dhe unë jam jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e të gjithë pjesëmarrësve," përmblodhi përvojat e serisë së ushtrimeve në fund të ditës, nënkoloneli Dávid Szent-Imrey, komandant i turnit të 30-të. të kontingjentit të MSH të KFOR-it.

Lajme të ngjashme