KFOR-i “të gatshëm” të ndërhyjnë “nëse kërkohet”: Policia e Kosovës është reaguesi i parë
Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka reaguar për ngjarjet e fundit ku formacione ushtarake ende të paidentifikuara kanë vrarë një polic kosovar dhe plagosur dy të tjerë, me ç’rast u shprehën se “Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terre”.
KFOR shpreht se janë duke vëzhguar gjendjen nga afër dhe se janë të gatshëm t’i përgjigjen situatës nëse një gjë e tillë kërkohet.
“Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren. Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë KFOR-i.
KFOR-i dënoi ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe ka shpreur ngushëllimet për famijen dhe të dashurit e të ndjerit.