KFOR-i ndalon një kontrabandë me birra në Zubin Potok, Policia jep detaje - NACIONALE

KFOR-i ndalon një kontrabandë me birra në Zubin Potok, Policia jep detaje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës njoftohet edhe për një kontrabandë me mallra në fshatin Bubë të Zubin Potokot.

Njesitet e KFOR-it kanë hasur në një veturë, e cila dyshohet se ishte braktisur nga një person.

Siç njoftohet, vetura ishte e ngarkuar me mall (birra).

“KONTRABANDË ME MALLRA

Fsh. Bubë, Zubin Potok / 07.11.2024 – 08:15. Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara. Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor” – thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme