"Jashtëzakonisht e rrezikshme": KFOR-i e cilëson "të dhunshme" hyrjen e kryetarëve në ndërtesat e komunave - NACIONALE

"Jashtëzakonisht e rrezikshme": KFOR-i e cilëson "të dhunshme" hyrjen e kryetarëve në ndërtesat e komunave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, KFOR ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën atje.

Në njoftimin e KFOR-it kanë bërë të ditur se dënojnë të gjithë aktet e njëanshme që rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve, dhe të njëjtit kanë vlersuar si të dhunshme hyrjen e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave.

KFOR tutje ka thënë se prioritet i tyre mbetet sigurimi i një mjedisit të siguritë.

KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në Komunat në veri të Kosovës ku janë shkaktuar një sërë përplasjesh nga hyrja e dhunshme e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat e komunave. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.” - thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Kjo komunikatë erdhi përkundër që kryeministri Kurti më herët pati takim me komandantin e KFOR-it Ristuccian.

I pari i Qeverisë, ka deklaruar se “objektet e komunës janë pronë e Republikës së Kosovës”.

Situata në veri

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit dhe Zubin Potokut për të hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë.

Me të marrë këtë lajm, serbët lokalë kanë lëshuar alarmet dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Intervenimi i policisë në shpërndarjen e trumave para objekteve komunave në Zveçan dhe Zubin Potok ka bërë që disa zyrtarë të lëndohen.

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë (5) zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore. Po ashtu janë shkaktuar dëme materiale ndaj katër (4) automjeteve zyrtare, njërës prej tyre ia kanë vënë zjarrin. Dyshohet se në afërsi janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por që ende nuk dihet lokacioni i saktë." - është thënë në komunikatën e policisë.

Lajme të ngjashme