Këshilltari i Kurtit thotë se BE dëmton kredibilitetin e saj me masat ndaj Kosovës: T’i heqin - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit thotë se BE dëmton kredibilitetin e saj me masat ndaj Kosovës: T’i heqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

'Ato masa ishin të pa drejta dhe u vendosen gabimisht, kurse sot janë absurde dhe i takon BE-së që t’i heq ato sa më shpejt në mënyrë që të mos e dëmtoj kredibilitetin e BE-së si një organizatë ku ka demokraci të drejta të njeriut e sundim të ligjit”, thotë këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj.

Në një deklaratë për Ekonomia Online, Zulfaj thotë se BE duhet t’i heq këto masa, ‘në mënyrë që të mos e dëmtojë kredibilitetin e saj’.

“Nëse e rikujtoni se si janë vendosur këto masa për shkak të situatës eskaluar në veri të Kosovës si rezultat që kryetarët shkuan në vendin e tyre të punës, një vit pas edhe dy kryetarët tjerë shkuan në vendin e tyre të punës. Në mënyrë të qetë, pa incidente dhe pa protestë, pra kemi një situatë krejt tjetër, ka qenë veprimi jonë i drejtë atëherë e masat e pa drejtat në atë kohë. Pra zgjedhjet që u organizuan tash për ti shkarkuar kryetarët aktual e që dështuan sepse nuk u arrit pragu janë tregues që situata atëherë nuk ishte për masa ndaj Kosovës por për ti mbështetur kryetarët të cilët dolën nga zgjedhjet e njohura nga shtetet e QUINT-it për shkak se komuniteti serb në Kosovë u detyrua që ti bojkotojë me presionin e Serbisë. Ato masa ishin të pa drejta dhe u vendosen gabimisht, kurse sot janë absurde dhe i takon BE-së që t’i heq ato sa më shpejt në mënyrë që të mos e dëmtoj kredibilitetin e BE-së si një organizatë ku ka demokraci të drejta të njeriut e sundim të ligjit”, ka thënë ai.

Zulfaj thotë se Kosova po përballet me agresion nga Serbia ndërkohë që i vendosen masa nga BE-ja.

“Ne kemi takime të vazhdueshëm me institucionet të ndryshme të BE-së siç e keni parë janë edhe publike dhe kërkesa jonë ka qenë vazhdimisht ndaj institucioneve të ndryshme që ato te hiqen sa më parë. Por mendoj që përgjigjen e kanë dhënë ata publike sa i takon BE-së, ne po presim që BE ti heq ato sa më parë, sepse janë absurde. Sigurisht ne nuk marrim vendim për BE-në, por jemi në një proces ku përball e kemi një shtet autokratik me një autokraci në rritje i cili kërcënon Kosovën dhe tenton që të shkaktoj tensione herë pa here. Në vend që të mbështetet shteti demokratik, e zhvillimi e progresi në Kosovë, të vendosen masa është absurde, ato duhet të hiqen sa më parë”, ka thënë ai.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës një vit më parë përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Lajme të ngjashme