Këshilltari i Kurtit: Aneksi i hap rrugë Kosovës pa dhënë asnjë koncesion të ri - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit: Aneksi i hap rrugë Kosovës pa dhënë asnjë koncesion të ri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti ka thënë se aneksi nga marrëveshja e Ohrit I kap rrugë Kosovës pa dhënë asnjë koncesion të ri.

Sipas Zulfaj nga kjo Kosova përfiton avantazhe të reja në drejtimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Ajo çfarë kemi deri në nenin katër të marrëveshjes, pra qysh në nenin e parë dhenë preambulë ju keni barazinë e shteteve, referencën në Kartën e Kombeve të Bashkuara… Është e rëndësishme që të kemi parasysh që marrëveshja që kemi arritur, bashkë me aneksin i hap rrugë Kosovës pa dhënë asnjë koncesion të ri, por vetëm duke përfituar avantazhe të reja në drejtim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë.” – ka thënë ai në Tëvë1.

Lajme të ngjashme