“Ka Asociacion”, Hoxhaj i reagon Kurtit: Vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit - NACIONALE

“Ka Asociacion”, Hoxhaj i reagon Kurtit: Vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, ku mbrëmë në një emision në RTK ka thënë se ka Asociacion në marrëveshjen e Ohrit.

Hoxhaj ka thënë se kjo fjali e ka vërtetuar mashtrimin e madh që e ka bërë Kurti për këto 13 vitet e fundit.

Hoxhaj ka deklaruar se mundësia për një njohje të ndërsjellët ishte më e madhe të ndodhte para vitit 2017, sesa në vitin 2023.

“Mendoj që është fjalia më e rëndësishme që është thënë prej kur ka fillu dialogu me Serbinë. Natyrisht që kjo fjali e vërteton mashtrimin e madh që er ka bo Kurti në këto 13 vitet e fundit duke përdor dialogun për ta përçare shoqërinë në Kosovë. Të gjitha këto dhe kjo fjali për me i zbatu të gjitha marrëveshjet, në fakt janë probleme të ndërgjegjes. Mendoj që është një fjali kthesë. Sikur kjo fjali të thuhej para 10 vitesh, s’kishim pas nevojë fare me pas një marrëveshje të Ohrit, do të përfundonte me njohje të ndërsjellët. Dua të them që para vitit 2017 në perëndim dhe para luftës në Ukrainë ka pas një situatë ndërkombëtare, më të favorshme për Kosovën për të arritur një njohje të ndersjelltë sesa në vitin 2023.” – ka thënë Hoxhaj në T7.

Lajme të ngjashme