Këshilli ia rrëzon vendimin ministrisë së Hajdarit: Lulzim Syla u shkarkua kundërligjshëm - NACIONALE

Këshilli ia rrëzon vendimin ministrisë së Hajdarit: Lulzim Syla u shkarkua kundërligjshëm

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka rrëzuar vendimin e Ministrisë së Rozeta Hajdarit për largimin e Lulzim Sylës nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Turizimit në MINT.

Në vendimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, KPMShCK-ja ka vlerësuar se vendimi i Komisionit Disiplinor të MINT-it për largimin nga puna të zyrtarit në fjalë ka qenë i kundërligjshëm.

Pika dy e vendimin e obligon ministrinë që Lulzim Sylën, i cili është larguar nga punë në dhjetor të vitit të kaluar, të kthejë në pozitën që e ka ushtrues më herët.

II. Obligohet Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që të bëjë zbatimin e këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të tij, duke e kthyer ankuesin në vendin e punës në pozitën Drejtor i Departamentit të Turizmit, sipas Akt Emërimit Ref.3/Nr.1, të datës 01.08.2022, me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me marrëdhënien e punës, si dhe të bëjë kompensimin e të gjitha pagave nga dita e largimit nga shërbimi civil deri në zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, duhet të njoftohet me shkrim për ndërmarrjen e veprimeve në pajtim me këtë vendim.

Arsyet e largimit

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Lulzim Syla ishte larguar nga pozita e Drejtorit të Departamentit të Turizimit në MINT.

Arsyet e largimit të tij nga puna kanë qenë gati banale.

Në vendimin për largimin e tij nga puna thuhej se Syla ka pasur qasje arrogante ndaj këshilltarëve të ministres Hajdari.

Në takimin e mbajtur me datë 24.11.2023 në Kabinetin e Ministrisë së MINT, ishte ftuar Lulzim Syla – Drejtor i Departamentit të Turizimit, m ç`rast pas një diskutimi zyrtar, z. Lulzim Syla duke u larguar nga zyra e Ministrisë, i është drejtuar z. Kushtrim Dakaj – këshilltar i Lartë/Shef i stafit të Kabinetit të Ministres së MINT, me një tonë shumë të lartë, me një qasje arrogante, e cila sjellje ka qenë kërcënuese duke ju drejtuar z. Dakaj me fjalët fyese, gjuhë nënçmuese dhe aspak profesionale në prezencë të menaxhmetit të lartë të MINT, stafit politik dhe shërbyesve civil”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Gjithashtu, në arsyetim të vendimin thuhet se Syla nuk ka marrë masa të duhura ndaj zyrtarit Arian Krasniqi.

Komisioni Disiplinor me datë 26,12.2023 nga znj. Nexhmije Shala – udhëheqëse e Njësisë së Burimeve Njerëzore kemi pranuar shpresë zyrtare lidhur me mos reagimin/veprimin e nëpunësit civil z. Lulzim Syla – Drejtor i Departamentit të Turzit ndaj vartësit të tij Arian Krasniqi – Zyrtar në Departamentin e Turizimit, i cili ka bërë postime në rrjetet sociale me ç`rast ka përdorur gjuhë të ashpër dhe të papranueshme ndaj stafit politik dhe menaxhues përfshirë kryeministrin e Kosovës, Ministren e MINT etj”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit për largimin nga puna të Lulzim Sylës.

Presoni ndaj shërbyesve civilë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, ka qenë evident prej fillimit të këtij mandati. Për këtë presion gazeta Nacionale ka raportuar vazhdimisht.

Përveç Lulzim Sylës, brenda një muaji MINT-i ka larguar nga puna edhe dy zyrtarë tjerë të lartë.

Fatin e Sylës e ka pasur edhe Ermal Kutllovci, zyrtar për cilësinë e naftës dhe produkteve të naftës në Departamentin për Rezervat Shtetërore në MINT dhe Arian Krasniqi, zyrtar i lartë për standarde dhe cilësi të Turizmit.

Lajme të ngjashme